
Skuadra e kuqezi ka nisur sot përgatitjet dimërore, duke u fokusuar në përgatitjen fizike dhe tekniko-taktike për gjysmën e dytë të kampionatit.
Dy ditët e para të programit përfshijnë ekzaminime mjekësore dhe matje fizike për futbollistët, të cilat kryhen në grupe para fillimit të stërvitjeve intensive. Nga e shtuna, ekipi do të kalojë në ritëm të plotë me dy seanca stërvitore në ditë, sipas plan-programit të trajnerit dhe stafit teknik.
Përgatitjet dhe ndeshjet kontrolluese
Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Tetovë, ku janë planifikuar dy ndeshje kontrolluese (17 dhe 22 janar).
Nga 25 janari deri më 8 shkurt, Shkëndija do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillohen edhe katër ndeshje miqësore për të testuar ekipin në kushte garash.



