
Edi Rama video e punuar me inteligjence artificiale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar një video interesante në rrjetin social Facebook.Në videon në fjalë shihet Edi Rama dhe Ismail Qemajli, bashkë me njëri-tjetrin duke ecur në pjesë të ndryshme të qyteteve në Shqipëri.
Kjo video është punuar me inteligjencë artificiale.
“Mirëmëngjesi nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-ta të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv



