LajmeMaqedoni

Votohet edhe në këshill/ Komuna e Gostivarit do të ndajë 6.000 denarë për çdo fëmijë të porsalindur

 

Me 20 vota “për”, sot Këshilli i Komunës së Gostivarit miratoi Propozimin për dhënien e 6.000 denarëve për fëmijët e posa lindur në Gostivar.

 

Ky vendim në Këshillin e Komunës së Gostivarit vjen me propozim të kryetarit, Valbon Limani i cili personalisht e propozoi në seancën e fundit të Këshillit, kurse e paralajmëroi ditë më herët.

 

Kjo mbështetje financiare për familjet e porsalindura mund të lehtësojë disi shpenzimet fillestare dhe tregon përkushtimin e komunës ndaj politikës sociale dhe familjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close