BotaLajmeMaqedoniTopLajm

Zjarr në kullën Eiffel, evakuohen 1 mijë e 200 persona

Një zjarr ka shpërthyer në Kullën Eiffel në Paris. Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët, ndërsa turistët janë evakuuar nga struktura ikonë në kryeqytetin francez.

Sipas asaj që raporton “The Mirror”, zjarri ka përfshirë boshtin e ashenshorit midis katit të parë dhe të dytë të kullës. Dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë mbinxehja e një kablloje elektrike.

Si pasojë e zjarrit, rreth 1 mijë e 200 persona janë evakuuar nga kulla e famshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close