LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri: Të gjitha rrugët të kalueshme shërbimet tona u përgjigjën në kohë kërkesave dhe nevojave

Komuna e Tearcës ka njoftuar se të gjitha rrugët në komunën e Tearcës janë pasrtuar dhe se qarkullimi i qytetarëve është lirshëm në të gjitha vendbanimet e komunës, shkruan Top24

“Ekipet tona janë në teren gjatë gjithë kohës dhe ju jemi përgjigjur në kohë të gjitha nevojave për pastrimin e rrugëve dhe lëvizje të lirë për tëgjithë vendbanimet e komunës sonë” tha Nuhi Neziri kryetar i komunës së Tearcës.

Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se rrugët e komunës tonë janë pastruar me sukses nga bora. Pjesa më e madhe e rrugëve është e kalueshme, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve.
Ju lutemi, tregoni kujdes gjatë lëvizjes në zona të cilat mund të jenë akoma të lagshme ose të ekspozuara ndaj ngricave. Rrugët kryesore dhe të gjitha zonat e rëndësishme janë pastruar për të siguruar lëvizshmërinë e menjëhershme në këtë periudhë dimri.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe
bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Komuna e Tearcës

Related Articles

Back to top button
Close
Close