
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma al-Assad, gruaja me origjinë britanike e ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, donte të divorcohej dhe të largohej nga Rusia.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë gjithashtu raportet e mediave turke që sugjeronin se Assadi ishte mbyllur në Moskë dhe kishte ngrirë pasuritë e tij pronësore, raporton Reuters, transmeton Klankoosova.tv.
I pyetur në një video-konferencë nëse raportet korrespondojnë me realitetin, Peskov tha: “Jo, ato nuk korrespondojnë me realitetin”.
Mediat turke dhe arabe raportuan të dielën se Asma al-Assad kishte bërë kërkesë për divorc në Rusi, ku familjes së Assadit iu dha azil këtë muaj pasi rebelët morën kontrollin e Damaskut pas një avancimi të rrufeshëm.



