
Gjermani është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku një makinë ka hyrë me shpejtësi duke marrë përpara turmën e njerëzve
Ngjarja ndodhi në orën 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë “BMW”, me ngjyrë të errët, drejtuesi i së cilës është arrestuar menjëherë më pas.
Pamjet e kamerave të sigurisë janë tepër të rënda dhe tregojnë makinën që fluturon në drejtim të tregut të Krishtlindjeve duke shpërndarë njerëzit që godet në drejtime të ndryshme.
“Për shkak të ngjarjeve aktuale, dëshirojmë t’ju këshillojmë të shmangni tregun e Krishtlindjeve. Ju lutemi lërini shërbimet e urgjencës të bëjnë punën e tyre dhe largohuni nga tregu në mënyrë të rregullt!”, thuhet në një njoftim.
Die Fachkraft von Magdeburg….. pic.twitter.com/NDZiWaiRBw
— Daniel (@DanielD19662449) December 20, 2024



