LajmeMaqedoni

Kovaçevski është në vend, akoma nuk ka një padi penale

Ish kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski është në vend, i cili dje kishte deklaratë në Kuvend nga vendi i tij i punës, tha për MIA-n zëdhënësja e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bogdanka Kuzeska. Ajo thotë se është bërë konfuzion në opinion se kallëzimi penal kundër ish kryeministrit Kovaçevski është i lidhur me rastin kundër ish zëvendëskryeministrit të Qeverisë Artan Grubi, i cili për momentin është në arrati. Sipas informatave me të cilat disponon, Kuzeska tha se ende nuk është hapur lënda, por vetëm është dorëzuar kallëzimi penal i cili duhet të procesohet dhe plotësisht të hetohet.

 

“Dua të shpreh zhgënjimin tim për konfuzionin që është krijuar në publik. Përkatësisht, Prokuroria Publike ende nuk ka hapur lëndë ndaj ish kryeministrit Dimitar Kovaçevski, për të cilin është theksuar në disa media. Sipas asaj që kemi mësuar deri më tani nga Prokuroria Publike, nuk kemi procedurë, por vetëm kallëzim penal që ende duhet të procedohet dhe natyrisht të hetohet. Ajo që ne e dimë nga Prokuroria Publike, flasim për një periudhë krejt tjetër, po flasim për një rast tjetër që nuk ka lidhje me rastin aktual që ka të bëjë me ish zëvendëskryeministrin e Qeverisë”, tha Kuzeska.

 

Kovaçevski në lidhje me kallëzimin penal të Ministrisë së Punëve të Brendshme për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, në të cilin janë të përfshirë tetë persona, dje në shtëpinë ligjvënëse deklaroi se në të gjithë punën e tij si kryeministër dhe si zëvendësministër i financave, është udhëhequr në përputhje me ligjet dhe ka shprehur shpresën se institucionet do ta zhvillojnë procesin në mënyrë të paanshme dhe profesionale.

Related Articles

Back to top button
Close
Close