
Ish Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të gjykatës për refuzim të ekspertizës së licencuar për rastin Alfa ku në burg mbahet padrejtësisht Agim Ismaili, shkruan Top24
▪︎ SKANDALOZE – Këshilli Gjyqësor duhet ti marrë në përgjegjësi këtë përbërje gjyqtarësh që ka refuzuar një ekspertizë te licencuar që dëshmon pafajësinë e Agim Islamit. Refuzimi i saj përbën një shkelje të rëndë të rendit ligjor dhe kushtetues të RMV-së, si dhe një shkelje të të drejtave të njeriut. Ankesa ndaj këtij vendimi duhet të pranohet pa asnjë dilemë.
P.S. Përfaqësuesit politikë shqiptar vLEN gjegjësisht përkthyesit e VMRO-DPMNE-së, si gjithmonë, heshtin përballë rasteve kur shkilen shqiptarët duke treguar pafuqinë e tyre politike, e bejnë si papagallë, kur nuk i pyet askush. Turp!
– Krenar Lloga, ish ministër i drejtësisë dhe nënkryetar i ASH



