LajmeRajonTopLajm

“Drejtësi për Martinin”/ Qytetarët ndezin qirinj në shkollën “Fan Noli”, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në një marshim, duke kërkuar drejtësi për Martin Canin, 14-vjeçarin i cili u vra nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” një muaj më parë.

Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në nder të tij, më pas ata marshuan drejt Ministrisë së Arsimit.

Prindërit e pranishëm në protestë kërkuan më shumë siguri në shkolla për fëmijët e tyre.

Në 30 ditë, janë zhvilluar disa protesta për vrasjen e adoleshentit, ndërsa të pranishëm në këtë protestë ishin edhe prindërit e Martinit.

“Kush ka faj të jap dorëheqje që nga dera e shkollës deri në Ministri. Jam nënë e të gjithëve sot, e të gjithë Martinëve. Ju faleminderit të gjithëve. Drejtësi për Martinin  dhe për Luisin. Ai është fëmija im tani, ma fali zoti, është djali im”, u shpreh nena e Mertinit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close