LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski: Tema e balancuesit është manipuluar, BE konstatoi se është keqpërdorur dhe se duhet të zëvendësohet

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në një paraqitje në TV21 foli për shfuqizimin e balancuesit, ndërsa theksoi se kjo temë është duke u manipuluar dhe se realiteti është se në raportin e BE-së është theksuar se është keqpërdorur ky mekanizëm dhe duhet të zëvendësohet me diçka funksionale.

“Problemi është në raportin e skriningut të BE-së. Aty shprehet se balancuesi është keqpërdorur, e ashtuquajtura vlera e përdorimit të tij ka kaluar dhe se duhet zëvendësuar me diçka që do të jetë funksionale. Grupet po punojnë që të bëhet një ligj për përfaqësim të drejtë që do të jetë kushtetues dhe së shpejti do të dalë para deputetëve në Kuvend”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu shtoi se kjo qeveri me ndarjen e barabartë të 250 milionë eurove për komunat pa i ndarë ato në bazë etnike apo politike, siç ka bërë qeveria e kaluar, ka treguar në mënyrën më të drejtpërdrejtë se prioritet i saj janë të gjithë qytetarët që jetojnë në territorin e të gjithë vendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close