
Lazio luajti në të njëjtin nivel me Interin në 30 minutat e para, por pas golit të Çalhanoglu nga penalltia, skuadra e Marco Baronit u poshtërua nga Interi. Në përfundim të ndeshjes në “Olimpico”, Baroni mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë për rrëzimin emocional të ekipit të tij:
“Nuk dua të komentoj episodin e penalltisë, dua të flas për ndeshjen,” tha trajneri bardhekaltër për mikrofonat e DAZN. “Jam i zhgënjyer për ekipin dhe tifozët. Marr përsipër përgjegjësinë për këtë humbje. Është e qartë që luajtëm mirë për 40 minuta, por nuk mjafton. Ekipi u dorëzua nga pikëpamja nervore dhe lejuam gjëra që nuk mund t’ia lejosh Interit. Nuk arrita ta menaxhoj mirë këtë situatë nga ana emocionale. Tani duhet të punojmë dhe ta nisim nga e para.”
Një ndeshje e vendosur brenda një minute midis pjesës së parë dhe të dytë:
Analizë taktike: “Kur luajmë me një lojtar ofensiv mes linjave, ekipi krijon situata të rëndësishme, sidomos me lëvizshmërinë e lojtarëve nga krahët. Ekipi e ka treguar këtë dhe e ka bërë të qartë. Rënia nga pikëpamja psikologjike vjen gjithashtu për shkak të shumë ndeshjeve dhe lodhjes, por nuk mund të humbasësh distancat në këtë mënyrë. Kjo është hera e parë që ndodh, por nuk mund të ndodhë kundër një skuadre që, kur merr topin dhe shkon drejt portës, të dëmton. Nuk është çështje modulesh. Ne u shtrimë dhe u hapëm, gjë që zakonisht nuk e bëjmë, dhe është pikërisht kjo që na lejon të mbajmë katër lojtarë ofensivë.”



