LajmeSport

Andi Ismaili dhe Anes Bajrami nënshkruan kontratë 3 vjeçare, dy futbollistët e Akademisë do të bëhen pjesë e ekipit të parë të FC Shkupit

Nga FC Shkupi njoftojnë se dy lojtarë nga Akademia, do të bëhen pjesë e ekipit të parë të klubit.  Bëhet fjalë për Andi Ismailin dhe Anes Bajramin, të cilët i bashkëngjiten Ariton Mehmedit.

“Përtej përvojës së futbollistëve që janë në kontratë dhe afrimeve të reja që pritet të vijnë gjatë merkatos së janarit, një peshë jo të vogël do të kenë edhe “xhevahirët” e akademisë. I pari që ishte afruar dhe që kishte debutuar gjatë stinorit vjeshtorë, ishte Ariton Mehmedi, ndërsa prej sot me kontrata profesionale janë lidhur edhe dy talentë të tjerë të Akademisë, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami. Që të dy me FC Shkupin kanë firmosur kontrata tre vjeçare”, thuhet mes tjerash në njoftimin e FC Shkupi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close