
Intonimni i himnit shtetëror nëpër shkolla, për ekspertin e komunikimit Emir Hasanoviq është çështje e parëndësishme për debat publik. Sipas tij arsimi në vend ka problem shumë më të rëndësishme se kjo çështje.
“I gjithë sistemi ynë arsimor është në gërryerje, është më e rëndësishme të investojmë energji në sigurimin e teksteve shkollore dhe reformën e plotë. Një himn i kënduar para brezave të alfabetizuar funksionalisht që mezi presin të largohen do të thotë shumë pak. Për sa i përket praktikës, gjatë viteve të shkollës së mesme në SHBA, himni kombëtar intonoheshe para të gjitha aktiviteteve të shkollës, të cilat ishin të bollshme, sepse kishim palestra fantastike dhe pajisje falas, orkestra dhe seksione të artit të shkollave moderne, zdrukthëtari etj. Për sa i përket realitetit social, mendoj se nuk ka fjalë me të cilat mund të përshkruajmë se cili është realiteti ynë shoqëror, ndaj do të duhet të intonohet pa tekst”, tha Hasanoviq për KOHA.
Ai theksoi se një ritëm shumë i ngadaltë dhe letargjik mund të përputhet vetëm nga ky sistem i lodhur, i ndryshkur, i korruptuar, i cili në pamundësi për të bërë asgjë konstruktive, trajton tema jashtëzakonisht të parëndësishme si kjo dhe në mungesë të një kapaciteti të vërtetë opozitar, përdor nacionalizmin e lirë si patericë.
“Atë sistem, që përzë të zgjuarit dhe të përkushtuarit tanë, u ndërtua tullë më tullë nga ‘elitat’ tona politike të pozitës dhe opozitës, të cilët janë sërish në grindje për një çështje ‘super prioritare’. A e bënë ata që u larguan nga këtu përgjithmonë sepse nuk ka himn në shkolla apo sepse nuk i përfaqëson ata? Ata nuk patën mundësi as të mendonin për këto pyetje në mungesë të nevojave elementare që tani i gjeni diku larg. Fëmijët e tyre do të thërrasin në ndonjë himn tjetër, dhe pyetja është nëse ata do të dinë të flasin gjuhën (shqip dhe maqedonisht)”, nënvizoi ai.


