LajmeMaqedoniTopLajm

Aziri: Himni i shtetit është etnik, nuk shpreh karakterin multietnik të shtetit

Elmi Aziri, deputet i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës thotë se intonimi i himnit nëpër shkolla është vendim i gabuar dhe i panevojshëm.

“Nuk ka asnjë efekt në përmirësimin e cilësisë së arsimit përpos që ndikon në thellimin e hendekut mes bashkësive etnike. Himni i shtetit është etnik, nuk shpreh karakterin multietnik të shtetit dhe si i tillë shpreh rezerva të etnive jo maqedonase. Vlerësojmë se ky ligj është rezultat i paralajmërimeve qysh para zgjedhjeve të një tendence nacionaliste nga ana e qeverisë jo legjitime dhe monoetnike”, deklaroi Aziri.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka shprehur keqardhjen që ka polemika rreth propozim-amendamenteve të Ligjit për arsimin e mesëm. Sipas saj, për momentin nuk po diskutohet asgjë tjetër, përveç himnit, i cili, thotë ajo, nuk është temë për debat. Propozim-ligji i ri për Arsim të Mesëm, parashikon që gjatë shënimit të patronatit, fillimit dhe përfundimit të vitit shkollor në shkollat e mesme të intonohet himni shtetëror. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close