LajmeRajonTopLajm

Nënshkruhet marrëveshja, prodhuesi shtetëror turk do të ndërtojë fabrikë municioni në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja me të cilin dakordohen që prodhuesi shtetëror turk të ndërtojë fabrikë municioni në Kosovë.

“Sapo nënshkruam kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), me të cilën po vendosim themelet e industrisë sonë të mbrojtjes.

MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.

Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close