
Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve para gjykatës ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së Vanjës. I pari sot dëshmoi Elvis Ibrahim, inspektor i lartë i stacionit policor të Çairit, i cili më 3 dhjetor të vitit të kaluar ishte një nga policët e pranishëm që bastisi shtëpinë e vëllait të dyshuarit të parë Pallcos, Blazhe Palevskit.
“Nga kontrolli në ambientet e një shtëpie, morëm një laptop, një tablet dhe një iPhone 6. I kemi dorëzuar për hetime të mëtejshme për nevojat e kolegëve të Krimeve të Gjakut. Bastisja ka qenë rreth orës 20:30, është angazhuar avokati Blazhe Palevskit, i cili ka marrë pjesë në të gjithë bastisjen. Është bërë kontrolli, sendet që përmenda janë sekuestruar. Në shtëpi ishin vëllai, gruaja, nëna e tij. Kërkimet përfunduan rreth orës 22:30 minuta”, tha dëshmitari Elvis Ibrahim.
Palevski pyeti inspektorin nëse dikush ka thirrur në telefonin e Vanjës derisa është kryer bastisja” – tha Elvis Ibrahimi.
Avokati mbrojtës i të dyshuarit të parë thotë se dëshmitari i ka dhënë gjykatës të dhëna të rreme, gjegjësisht nuk ka thënë të vërtetën.
Nga ana tjetër dëshmitari Goce Trajkovski, i cili është një nga dëshmitarët kryesorë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, vazhdon të jetë i pakapshëm për policinë. Prokurori në seancën e sotme theksoi se nga MPB-ja kanë marrë informacione se Trajkovski nuk është gjetur në adresën e tij të banimit.



