BotaLajme

Sulmet izraelite në Siri, si goditje ‘sizmike’/ Shpërthimet ishin aq të forta sa një tërmet 3.1 ballë

Sulmet izraelite mbi objektivat ushtarake në Siri gjatë natës shkaktuan shpërthime sa një tërmet me magnitudë 3.1 ballë. Sulmet në rajonin bregdetar Tartus, gjithashtu shtëpia e një baze të marinës ruse, u përshkruan si “sulmet më të rënda” në zonë në më shumë se një dekadë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se avionët luftarakë izraelitë goditën njësitë e mbrojtjes ajrore dhe “depot e raketave tokë-tokë”, pjesë e një fushate për të shkatërruar rezervat e armëve të regjimit që mund të bien në duart e rebelëve islamikë.

Monitoruesi me bazë në Britani tha se shpërthime të fuqishme u dëgjuan “si rezultat i goditjeve të njëpasnjëshme dhe fluturimit të raketave tokë-tokë nga magazinat”.

Izraeli raportohet gjithashtu të ketë shënjestruar raketahedhës në zonën e Hama dhe radarë në aeroportin ushtarak Deir ez-Zor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close