Deri në fund të vitit do të marrin vendime mbi 1000 të punësuar me kontratë në vepër nëpër institucionet shëndetësore, por ky numër nuk e përmbush mungesën e personelit mjekësor, veçanërisht të atij me arsim të mesëm. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se këto kanë qenë kapacitetet e qeverisë brenda këtyre gjashtë muajve, ndërsa për vitin e ardhshme premtoi edhe punësime të tjera. I pyetur nëse do të ndryshohen ushtruesit e detyrës drejtor nëpër klinikat universitare të shtetit, apo do të mbeten të njëjtit, pas skadimit të afatit gjashtë mujor, Taravari tha se si ministri janë duke bërë analiza për performancën e drejtorëve gjatë këtyre muajve, dhe ato që nuk kanë udhëhequr si duhet do të ndërrohen.



