
Ministri i shëndetësisë Arben Taravari, njëherit kryetar i njërit nga grupacionet e ASH-së pas mbledhjes së kuvendit të partisë ka folur për ndryshimet kushtetuese duke theksuar ndryshimet kushtetuese pa VMRO-DPME-në nuk mund të bëhen, ndërsa si ASH dhe si VLEN nuk kemi premtuar se do ti bëjmë para vitit të ri por se do të tentojmë që të njejtat të ndodhin, shkruan Top24
“Jo që kemi dhënë afat por kemi insistuar dhe kjo ka qenë pika e parë e marrëveshjes sonë dmth rugëtimi europiuan i Maqedonisë, por duhet ta kemi parasyshë se çfarëdolloj kombinimi tjetër pa VMRO-DPMNE-në nuk bëhen ndryshimet kushtetuese prandaj ne vazhdojmë të mundohemi që të gjejmë mënyrën më të lehtë më të pranueshme që ti fillojmë negociatat. Ne mendojmë se VMRO është PRO por ka kushtet që i ka vendosur para zgjedhjeve” tha Taravari.



