
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes një postimi në FB ka folur për ngjarjet e 28 Nëntorit ku një polic në Kumanovë me veturë zyrtare të policisë dhe me uniformë hipi mbi veturën zyrtare dhe hoqi flamurin kombëtarë shqiptarë nga shtylla dhe e hodhi në tokë. BDI thekson se edhe pas 17 ditëve ende asnjë masë disiplinore nuk është ndërmarrë kundër tij
Kaluan 17 ditë nga përdhosja e Flamurit Kombëtar Shqiptar nga një zyrtar i policisë, dhe asnjë masë disiplinore nuk është ndërmarrë kundër tij.
Zëvendësministri i Brendshëm, i zgjedhur nga VMRO DPMNE , i pafuqishëm për të reaguar, dëshmon mungesën totale të guximit për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.
Kjo heshtje dhe mungesë përgjegjësie vetëm sa inkurajon provokimet, minon besimin tek institucionet dhe thellon ndarjet në shoqëri.
Është koha që përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend!



