Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi gjatë seancës së komisionit të sotëm për çështje ekonomike u akuzua nga deputetja e frontit për Europë se si ministër nuk respekton gjuhën shqipe dhe në shenjë proteste lëshoi mbledhjen në komision. Ndaj këtij veprimi ka reaguar ministri Durmishi i cili ka publikuar disa foto ku sipas tij ligji është dorëzuar në dy gjuhë dhe se deputetja Dauti fajin duhet ta kërkoj diku tjetër e jo tek ai dhe ministria që drejton, shkruan Top24
Ndryshe ministri i Ekonimisë dhe punës nuk tregon se i kujt është faji që propozimet e tij si ministër në komisionin për çështje ekonomike janë dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase.
Deputetja e Frontit Europian, zonja Ilire Dauti, përgjegjësitë për mosrespektimin e gjuhës duhet t’i kërkoj në adresë tjetër e jo te Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe te unë si drejtues i saj.
Çdo dokument zyrtar që del nga institucioni ynë, del në dy gjuhë. Këtë dëshmi e keni edhe në dokumentet e bashkangjitura më poshtë.
Do të kujdesem që gjithmonë të respektoj ligjet në të mirë të të gjithë qytetarëve.



