BotaLajme

Shkruhet historia! Hapet shkolla e parë shqipe në Antwerp të Belgjikës

Në Antwerp të Belgjikës është shkruar historia. Më 8 dhjetor 2024, është hapur shkolla e parë shqipe.

Kjo shkollë do të mundësojë të mësohen fjalët shqipe dhe vargjet e poetëve shqiptarë edhe nga fëmijët që u lindën dhe rritën në këtë zonë të Belgjikës.

Kësisoj, kjo shkollë është e rëndësisë historike për faktin se do të kontribuojë në zhvillimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe edhe te mërgimtarët.

Themelues i kësaj shkolle është Ismet Ademi, kryetar i Shoqatës “Ilirida”, Soni Memo, nënkryetare e po të njëjtës shoqatë, ndërkaq drejtor i shkollës do të jetë Qani Rexhepi.

Urojmë që shkolla të ketë jetëgjatësi sa shkronjat më të bukura në botë, shkronjat shqipe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close