LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga : Bitë e atyre që mbrojtën kombin dikur janë sot aty, bitë e komunistëve kanë frigë mos ju prishet terezia

Pas daljes të qytetarëve në mbrojte të gjuhës shqipe, ka reaguar  nënkryetari i  Aleancë për Shqiptarët Krenar Lloga, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Çfarë  paradoksi! Thuajse të gjithë bijtë e nipërit e atyre që protestonin, diferencoheshin, burgoseshin e luftonin para 2, 3 apo 5 dekadash për kauzën shqiptare, sot janë në të njëjtën istikam, ashtu siç janë sot thuajse gjithë ata bij shqiptarësh komunistë, jugosllavë apo jugonostalgjikë, të cilët, si etërit e tyre, ishin të interesuar vetëm për vëllazërim-bashkimin, që të mos prishej “terezia” me jaraninë jugosllave. Madje, edhe sot, si atëherë, njihen si “shqiptarë të mirë”.
Në këto 30 vite, kjo shoqëri i fali bijtë e komunistëve për të shkuarën e etërve të tyre, duke i integruar dhe duke i përfaqësuar kudo. Edhe përtej kësaj perseri mendoj që kjo shoqëri nuk ka vepruar gabim, por duhet nxjerrë mësimin e çdohershëm e asesi të mos harrojmë “Molla nën mollë e dardha nën dardhë.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close