
Emigrantët shqiptarë në diasporë kanë marrë sërish ftesë nga kryeministri Edi Rama që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.
Gjatë podcastit “Flasim”, Rama tha se Shqipëria është tashmë në një fazë që kushdo që bën investime, do të ketë përfitime të konsiderueshme.
Edi Rama: Unë e them, por nuk ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo” këtu. Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. Për shembull të gjithë ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet.
Sipas kreut të qeverisë, të rinjtë largohen në emigrim në kërkim të një rroge të mirë, por jo gjithmonë përfundojnë me rezultat pozitiv.
Edi Rama: Nuk e dinë, duan ta provojnë , siç e provuan prindërit e tyre dhe gjëja që i ngatërron është se pyesin, sa është rroga? Kaq edhe nuk i bëjnë llogarit se sa mbetet nga rroga…me 1500 Euro duhet të ndash shtëpinë ndryshe nuke mer dot.
Së shpejti qeveria do të prezantoj programin “Paketa e Maleve” për të gjithë emigrantët që do të invstojnë në vendin e tyre.



