LajmeMaqedoniSport

Ramadani : Syimi jonë ngjitja në rang më të lartë garimi KF Pirok , si një ndër klubet më aktive në çdo segment të futbollit në rrethinën e Tetovës

K.F. Pirok, si njé ndér klubet më aktive në çdo segment të futbollit në rrethinën e Tetovës por edhe më gjërë, është duke befasuar me aktivitete që tregon jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Për të mësuar se si filloj puna, si ecën klubi dhe cilat janë planet për të ardhmen, Top24 ua përcjellë intervistën e realizuar me një nga trajnerët dhe protagonistët e K.F. Pirok, z. Fitim Ramadani.

Top24:Është e vështirë të mbani motivin dhe entuzijazmin për zhvillin e futbollit në këto kushte?

Fitim Ramadani: Sigurisht që nuk është lehtë. Por keni parasysh që për ne që jemi pjesë e Klubit është  parasëgjithash edhe krenari. K.F. Pirok është klubi më i vjetër shqipëtar në Maqedoninë e Veriut, dhe ne e kemi obligim që ta mbajmë gjallë. Klubi ka patur ditë të ndritshme por fatkeqësisht edhe ditë të errëta, nga këtu edhe vijn entuzijazmi, dhe motivi, unë dhe shokët që jemi në Klub, nuk duam të dështojmë, nuk duam që klubi të pushoj aktivitetet, prandaj edhe mbajmë motivin lartë, krijojmë aktivitete, risi, jemi të hapur për ide të reja me të vetmin qëllim që të kultivojmë entuzijazmin dhe motivon që kemi që prej fillimit.

Top24: Përmendët ditë të errëta të Klubit?

Fitim Ramadani: Sigurisht! Nuk i harojmë dhe shpesh edhe mes nesh kur diskutojmë i kemi parasysh 6 vitet që Klubi pushoj së funksionuari, prandaj edhe punojmë që mos të vijmë në situata të tilla prap. Tani 4 vjet jemi rikthyer, po e marrim veten, me qëllim shkojmë hap pas hapi, që edhe po të kemi ngecje diku, të ngecim bë një hap jo të rrokullisemi. Tash e 4 vjet funksionojmë shumë mirë, e më e rëndësishmja është përkrahja që e kemi nga bashkëfshatarët dhe biznesmenët nga Piroku dhe më gjërë, pa haruar këtu edhe përkrahjen nga komuna e Bogovinës.

Top24: Vitin e kaluar përpos në cilësinë e trajneri dhe ndihmës trajnerit, ju kemi parë të veshni edhe fanellën e Klubit në ndeshje zyrtare?

Fitim Ramadani: Roli kryesorë i imi vazhdimisht ka qenë roli i zëvendës trajnerit, sepse në fillim aktivizohesha edhe si lojtarë bashkë me dy lojtarë të tjerë më në moshë, duke dashur të bëjmë atë lidhje e përvojës dhe rinisë dhe duke dashur të përcjellim kulturë në fushë dhe të krijojmë liderët e ardhshëm në ekip. Në fillim mungonte kjo, prandaj edhe inkuadroheshim, këtë sezon roli im lidhet më tepër rreth menaxhimit me lojtarët. Gjithsesi, të jesh pjesë e ekipit është përvojë e veçantë në këto rrethana, krahasuar me kohën kur unë kam qenë lojtar.

Top24: Është më mirë tash?

Fitim Ramadani: Larg bile. Keni parasysh që tani, lojtarët e K.F. Pirok dislonojnë me të gjitha kushtet që i kanë ndoshta edhe ekipet e Ligës së Parë, flas këtu në aspektin e mjete e të punés, veshjeve, etj. Klubi ka siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për stërvitje në mbrëmje, e dini që stadiumi i K.F. Pirok ka ndriçim, që mundëson përpos stërvitjeve, edhe ndeshje gjatë natës. Klubi siguron gjithçka rreth lojtarëve, kujdesi ynë është maksimal. Kuptohet këto gjëra i sjell koha si nevojë, e ne vetëm i realizuam falë përkrahjes që e kemi.

Top24: Është e véshtirë të menaxhohet ekipi?

Fitim Ramadani: Jo edhe aq. Djemt janë të përkushtuar, duan fitoret dhe janë të disciplinuar. Ata janë së pari shok me ne pastaj lojtarë, prandaj ne jemi edhe më të lirë që ti oërcjellim kritikat, të dëgjohemi mesvete bile edhe të qortohemi kur e do nevoja, por krejt kjo me qëllim të mirë.

Top24: Keni fond të mjaftueshëm të lojtarëve?

Fitim Ramadnani: Momentalisht janë rreth 22 lojtarë që janë të gatshëm në ekipin e parë, duke mos i numëruar këtu lojtarët që tani na u bashkangjitën, e kam fjalën lojtarët nga Shkolla e Futbollit.

Top24: Mendoni të përforconi radhët në këtë afat kalimtar?

Fitim Ramadani: Ne jemi shumë aktiv kur vjen koha e transferimeve. As je afat kalimtarë nuk kemi qenë të heshtur. Eshtë ndjenjë e veçantë sepse bëjmë bujë në këto raste. Edhe kësaj radhe, kemi paralajmëruar angazhime të disa lojtarëve. Konkretisht do të fokusohemi në repartin sulmues. Ngelemi të befasohemi të gjith, sepse do të ketë diçka interesante.

Top24: Nuk do ta tregoni tani?

Fitim Ramadani: Jo. Është herët. Por intensivisht bisedohet rreth angazhimeve.

Top24: Keni synime me të mëdhaja se kaq?

Fitim Ramadani: Kemi dëshira. Dëshirat i kemi shëndruar në dëshira reale dhe synime. Synimi jonë është ngjitja në rang më të lartë garimi. Të hapur për komunikim, transparent në çdo aspekt, progresiv në mendime, K.F. Pirok po ju tregon shumë klubeve, që organizimi sportiv, përpos në fushë është shumë i rëndësishëm edhe jashtë saj.

Top24 jo rastësisht ndjek shpesh këtë Klub, ne dëshirojmë që shembullin e mirë të menaxhimit dhe funksionimit ta ngrejmë sa më lartë duke dashur të motivojmë edhe të tjerët që të japin mund jo vetëm në futboll poe edhe në sporte tjera. Kujtojmë që në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit kanë funksionuar Klube edhe në sporte tjera të cilët dikur kanë qenë në majat e sporteve në vend, e sot e dini ku gjinden?

Related Articles

Back to top button
Close
Close