
Xhensila Myrtezaj e ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje” ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve.
Ajo e kujton si një periudhë traumatike të jetës së saj pasi thotë se i ati e goditi me thikë para syve të saj.
Unë kam parë nënën time teksa therrej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret. Nuk e di pse e thashë sepse nuk dua të lëndoj babain se jam e sigurt që ai është penduar për atë veprim që po bënte. Ishte nën efektin e alkoolit. Nëna ime e ka falur. Ai është babai im dhe këtë gjë se ndryshon asgjë në botë”, u shpreh Xhensila.



