LajmeMaqedoniTopLajm

Skandali në Spitalin e Tetovës – Prokuroria nis hetimet?! Drejtori prish tenderat prej 300 mijë euro me kompaninë e nuses!

Lajmi për skandalin detyroi drejtorin Agim Berisha të ndërpresë dhe të prishë marrëveshjet me kompaninë e nuses së djalit të tij, të cilës i kishte dhënë afro 300,000€. Në faqen zyrtare të prokurimeve publike, sot të dy tenderët rezultonin të prishur.

Por kjo nuk e zhvesh Berishën nga përgjegjësia. Sot kemi pyetur Prokurorinë Themelore Publike se a ka paraqitje dhe a është duke u ndjekur rasti. Nga atje na janë përgjigjur:

“Të nderuar, deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është dorëzuar paraqitje nga një person, e cila tanimë i është dhënë prokurorit publik me qëllim që t’i konfirmojë pretendimet,” thonë  nga Prokuroria Themelore Publike.

Pas këtyre zhvillime pritet që Prokuroria Themelore Publike të shihet se  çfarë epilogu do ti jep rastit.  Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Ministria e Shëndetësisë rreth këtij skandali.

Related Articles

Back to top button
Close
Close