LajmeMaqedoniTopLajm

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Elfet Ismaili, takon Sekretarin e Dytë të Ambasadës së Katarit Said Al Samik

Sot në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes zëvendësministrja Elfet Ismaili mirëpriti Said Al Samik, sekretarin e dytë dhe njëherit zëvendës shefin e misionit të Ambasadës së Shtetit të Katarit në Shkup.
Në këtë takim diskutuan rreth forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis dy vendeve.
Gjatë takimit theks i veçantë u vu në përshpejtimin e finalizimit të marrëveshjes dypalëshe midis dy vendeve e cila do të ndikojë në fuqizimin e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe në veçanti në forcimin e aftësive të forcave të armatosura me qëllim të vazhdimit të angazhimit tonë të përbashkët për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close