LajmeMaqedoniTopLajm

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në Tetovë: Dënojmë ashpër dëmtimin i drunjëve në rrugën e butiqeve në Tetovë

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar pas lajmit të publikuar se në rrugëne e butiqeve janë dëmtuar drunjtë dhe paisje tjera urbane, duke e cilësuar këtë akt si akt që nuk duhet të jetë ves i qytetarëve të Tetovës, shkruan Top24

“Prishja e infrastrukturës dhe dëmtimi i drunjve nuk duhet të jetë ves i qytetarëve të Tetovës. Çdo mbjellje druri dhe çdo investim në infrastrukturë është i mirëseardhur për qytetin sepse përveç se zbukuron qytetin, ndikon dukshëm në pastrimin e ajrit dhe ekosistemit.
Ne, si Këshilltarë Komunalë dënojmë ashpër çdo dëmtim ose prishje të infrastrukturës së qytetit!”, shkruan Liridon Disha.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close