Fëmija i cili mbrëmë ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në Kisella Vodë është në gjendje shëndetësore stabile, por ka lëndime në disa organe, njoftoi u.d. drejtori i Klinikës për kirurgji të fëmijëve, Lazo Jovçeski, duke theksuar se ai është nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Nga MPB sot kanë njoftuar se një grua 69-vjeçare ka humbur jetën dhe një fëmijë nëntë-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi ka rënë dje nga një ndërtesë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 19:40. Gruaja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija është transferuar menjëherë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.


