LajmeMaqedoniTopLajm

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale! Mungesa e gjuhës shqipe, anulohet seanca!

Edhe seanca e sotme e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale nuk kishte epilog. Përfundoi pa filluar.

Seanca u ndërpre pasi që pika e propozuar e rendit të ditës – Propozimligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim të detyrueshëm kapitalo – financiar pensional, e dorëzuar në Kuvend ishte vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

E deputetët shqiptar të VLEN-it kërkuan përfundimin e seancës dhe propozuan që e njëjta të rifillojë me punë ditën kur Qeveria ligjin ta dorëzojë edhe në gjuhën shqipe.

RIJAD SHAQIRI – VLEN

Për këtë foli edhe kryetarja e këtij komisioni.
Kishte një kërkesë për deputetët dhe ministrat e VLEN.

ILIRE DAUTI – FRONTI EVROPIAN

Nuk është hera e parë që Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, përfundon me të filluar.

Në rastet tjera, komisioni është ndërprerë për shkak të propozim ligjit të “Branitellave”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close