Në momentin kur u largova nga LSDM, nuk i ofendova ato. Thash se kemi mospajtim rreth pjesës së “branitellave”. Po punojmë për ta dhe unë jam shumë optimist, tha sot Stojançe Angellov për problemin rreth ndryshimit të Ligjit për “Branitellat” e cila është bllokuar në komisionin kuvendor.
Edhe pse ligji është i bllokuar, Angellov tha se ka vullnet të mirë tek VMRO-DPMNE.
“Megjithatë, tashmë partneri i koalicionit VLEN nuk e lejon kalimin e këtij amendamenti. I kushtoj shumë rëndësi dimensionit njerëzor. Nuk është e saktë nëse je ulur katër vjet me dikë në të njëjtën qeveri dhe kur largohesh hedh shkopinj dhe gurë. Gjithmonë kam qenë kritik në pjesën “branitellave”, pasi tani po them se ka sërish bllokim”, tha Angellov për “Sloboden Peçat”.



