LajmeRajon

Osmani e Kurti “ndahen” edhe te Darka e Lamës

Në ditën e lindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova, Faton Peci e vazhdoi një traditë të tij që si ministër i Bujqësisë, të hënën i thirri miqtë në Darkën e Lamës.

Mysafir aty i shkoi kryeministri Albin Kurti, por jo edhe presidentja, mungesën e të cilës në eventin e nisur nga paraardhësi i saj, kabineti i Vjosa Osmanit nuk e tregoi.

Veçse në një përgjigje me shkrim, nga Presidenca konfirmuan se organizimin për të cilin ka ekskluzivitetin, Presidentja e kreu pikërisht në kohën e të vjelave.

Të drejtën për organizimin e darkës e dinë në kabinetin e Pecit, por jo edhe arsyen e mungesës.

E organizimet e tilla nga ministritë e komunat, ia zbehin ekskluzivitetin, darkës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close