LajmeMaqedoniTopLajm

Sela nga Struga me shumë porosi për qeverinë

“Të dashur vllezër e motra, falemnderit për këtë pritje për këtë ditë të rëndësishme për ne si popull si shqiptarë për këtë moment politik që natyrisht kërkon angazhim dhe mobilizim të të gjithë neve. Shfrytëzoj rastin të përshëndes strukturat udhëheqëse të Aleancës për Shqiptarët, sekretaren e përgjithshme, sekretarin organizativ, deoutetët, këshilltarët kryetarin e degës profesor Lulzimin kryetareb e asamblesë, kryetarin e rinisë dhe juve të pranishëm.

Natyrisht që më vjen mirë që sot jam këtu në vendlindjen time dhe Aleanca për Shqiptarët që është sot atje ku ka peshë dhe aty ku nisi piknisja e saj dhe rrugëtimi i saj si subjekt politik. Dhe pra Struga ishte vendi i cili ju ofroj shqiptarëve para ca viteve Aleancën, lidhjen për shqiptarët po pra Struga ishte vendi që ju ofroj shqiptarëve një opsion politik e cila rëzoi një regjim. Ju ofroi shqiptarëve një opsion politik i cili përveç se rëzoi një regjim i bëri shqiptarët me idenë e kahmotshme që një nga pozicionet kryesore në shtet të jetë shqiptarë dhe prandaj sot e këasj ditë është shqiptarë kryetari i parlamentit. Këto të cilët i marin në puostet kujtojnë që lehtë janë bërë këto gjera por nuk kanë qenë të lehta sepse skanë qenë aty prezent kur është dashur që të arihen dhe vetëm se kanë përfituar nga vendoshmëria e Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët nga Struga, edha mesazhin e një partie politike e cila i bëri shqiptarët me ligj për përdorimin e gjuhëve dhe të gjithë ato që kanë dilema dhe na thonë që nuk quhet ligj për përdorimin e gjuhës nuk e dinë përgjigjen sepse duheshte ta kenë ideuar ligjin në mënyrë që të dinë se cila është ideja që ligji quhet për gjuhët. Ideja se pse ligji quhet për gjuhët është sepse nëse ti bën një ligj të veçant vetëm për gjuhën shqipe ti nuk i vendos në pozicion të barabartë të dy gjuhët zyrtare. Quhet ligj për gjuhët në mënyrë që të dy gjuhet të trajtohen në të njejtin ligj dhe të njejtat nene dhe të jenë të barabartë dhe prej këtu nis synimi për tu bërë të barabartë. Aleanca për Shqiptarët dhe Struga që ju dhuroi Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut këtë subjekt politik, natyrisht që unë nuk kam menduar që duhet mbyllur temat etnike dhe nuk mendoj që ndonjëher duhet mbyllur, ata do të jetojnë dhe shqiptarët do të duhet të flasin zëshëm këtu nëpërmjet subjekteve të tyre politike për sa kohë që do të ketë ky vend shqiptarë dh shqiptarët do të jenë kudo të përhershëm dhe nuk e kanë ndërmend ti lëshojnë trojet e tyre.

Aleanca për Shqiptarët nuk diti të bëj vetëm një gjë dhe nuk do ta bëj kurë! Ne nuk ditëm të bëhemi simpatik për politikanët maqedonas dhe nuk do ta bëjmë këtë gjë. Ne dimë vetëm një gjë, të jemi të drejtë, faqebardhë, kryelartë, përpara vetëm shqiptarëve, për premtimet që ua japim shqiptarëve dhe kështu do të vazhdoj Aleanca për Shqiptarët. Ne do të dimë që të bëjmë Aleancë me shqiptarët në momentin që shqiptarët janë të rezikuar dhe tani fatkeqsisht po jetojmë momentet e tilla. Kanë kaluar vetëm dy ditë nga festa kombëtare e gjithë shqiptarëve që u festua anekënd botës ku jeton edhe një shqiptarë, ashtu si që na ka hije kuq ezi me flamur. Ajo që ishte specifike këto ditë në Maqedoninë e Veriut ishte se kishte festa si kurë ndonjëherë e pra ky është mesazhi të cilin do të duhet ta kuptojnë mirë ato të cilët janë pjesë e qeverisë sot duke shkelur mbi legjitimitetin e shqiptarëve, ky është mesazhi që duhet ta kuptojnë mirë edhe politikbërsit maqedonas dhe Hristjan Mickovski. “Bëni Kujdes, kur shqiptari pa e detyru kërkush ekap flamurin kuq ezi në dorë dhe del feston sespe nuk i kemi punët mirë, ky është mesazhi që u dha para dy ditësh” dhe ky është mesazhi që ne do duhet të ua përcjellim çdo ditë. Flamuri është ngushëllimi ynë, flamuri është momenti kur bashkëbisedojmë me të dhe bëhemi gati për mobilizim. Janë paralajmëruar nga kjo qevri në qoftë se keni vërejtur që në fushatë, dy ishin linjat kryesore politike nëpërmjet të cilës VMRO-DPMNE i fitoi zgjedhjet. Një nga këto ishte linja politike maqedonase në kuptimin që do ta kthejmë emrin e shtetit nuk do i fusim bullgarët në kushtetutë etj etj. Në këtë linjë edhe ata janë të vetëdijshëm që kanë dështuar, as nuk u rikthy emri emri i vjetër dhe të hiqet emri Maqedonia e Veriut as nuk kanë ndërmend që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese ku do të hynë bullgarët në preambullë por e kanë përforcuar dhe vazhdojnë ta jetësojnë çdo  ditë e më tepër linjën tjetër politike të zhvlerësimit të çdo aritje të shqiptarëve që e kanë bërë këto 20vite të cilat nuk janë të mjaftueshme nga këndvështrimi i Aleancës për Shqiptarët por sa të aritura ka si përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, si ligji për përdorimin e gjuhëve si vendosja e mekanizmit të badenterit i cili pengon majorizimin. Të gjitha këto tema nëpërmjet të cilës ato morën votën te te maqedonasit po i implementojnë dita ditës në mënyrë të përpiktë nëpërmjet mekanizmit të cilin ato e kanë gjetur dhe që quhet gjykata kushtetuese. Faktori politik shqiptarë jolegjitim në qeveri në vend që të rezistoj dhe ti thot ndal këtyre lloj politikave përkundrazi bëjnë zëdhënësin  e VMRO-DPMNE-së relativizojnë ndodhitë politike sikur nuk ndodhë asgjë dhe në këtë formë mundohen që ti mbajnë në gjum në hipermi shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut. E kur ne kërkojmë ndihmë edhe nga shqiptarët jashtë Maqedonisë natyrisht që këto gjejnë forma dhe mekanizma në mënyrë që të vazhdojnë relativizimin e të keqes që po na afrohet në mënyrë që të mos jemi dhe të jemi gati për ti thënë ndal.

E hoqën të drejtën për tu deklaruar përkatësia etnike ejona, e kanë bërë përkatësinë etnike ndjesi. Përkatësia etnike nuk është ndjesi, ne jemi ato që kanë qenë baballarët tanë dhe nënat tona. Ne jemi ata që kanë qenë gjyshërit tanë dhe stërgjyshërit tanë dhe ne nuk jemi ndjesia që dikush mundohet të na imponoj vetëm e vetëm për tna manipuluar mekanizmat mbrojës të cilat janë paraparë me shumë mund gjatë këtyre viteve në kuadër të kushtetutës dhe ligjeve egzistuese këtu në Maqedoninë e Veriut. Ato të cilët janë pjesë në qeveri flasin për situatën se si është dhe kanë vetëm një formulë pse nuk është rregulluar më herët, pse fajin e ka ai ose ky subjekt politik, unë do ta kisha kuptuar këtë qasje politike nga këto aktorë politik në qoftë se do ta regullonin më mirë një çështje dhe thonë po 20vite ju nuk e bëtë dhe ne aritëm ta bëjmë vetëm për dy muaj, tre muaj, katër muaj ose pesë muaj.

Paraljmërimet janë për tu shfuqizuar ligji për përdorimin e gjuhëve dhe mundohen ta relativizojnë sikur asgjë sdo të ndodhë sepse do preket neni i cili regullon përdorimine gjuhës në gjykata. E çduhet të ndodhë më tepër se sa heqja e gjuhës shqipe nga e drejta e përdorimit në gjykata dhe e drejta për tu mbrojtur në gjuhën tënde amtare. Çfarë e keqe më e madhe duhet të ndodhë nga heqja e gjuhes nga banknotat, nga uniformat etj. Sipas asaj që dekarojnë gjyktësit kushtetues në pytje është i gjithë ligji por një mekanizëm mungon, mekanizmi i badinterit në gjykatën kushtetuese.

Do të presim dhjetorin, dhe ne ju bëjmë apel mos u prekni te ligji për gjuhet se kjo do ta komplikoj edhe më shumë situatën politike, ne nuk jemi nga ato që friksohemi nga deklaratat e juaja të tipit destabilizim sepse ne nuk ne nuk po bëjmë destabilizim, ne duam të jetojmë në të drejtën tonë, në të drejtën e të parëve tonë, me gjuhën e prindërve tanë të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Ne duam të jetojmë të barabartë sepse jemi në këto troje përpara se të vendosen këto kufij të cilët për hirë të së vërtetës kanë qenë të pa pranueshëm si për shqiptarët si për maqdonët.

Gjuha shqipe jo që sduhet prekur në ligjin për përdorimin e gjuhëve por përkundrazi gjuha shqipe duhet rregulluar me kushtetutë dhe të hiqet definicioni 20%, ne bashkë ASH- bashkë me shqiptarët shumë shpejt do të nisim aksionin e ,bledhjes së nënshrkimeve nga ana e shqiptarëve në mënyrë që gjuha shqipe të hyj në kushtetutë dhe të trajtohet e barabrtë me gjuhën maqedonase dhe për këtë duhen 150mi nënshkrime në mënyrë që të hapet kushtetuta dhe kjo e drejtë të regullohet me kushtetutë. Dikush mund të thotë se këtë mund ta bëjnë edhe deputetët! Po e vërtetë është por pesha dhe rëndësia e kësaj kauze që duhet tëjetë e çdo shqiptari e kësaj kauze e cila duhet të jetë e çdo subjekti politik i cili i thot vetes se është subjekt politik shqiptarë, është shumë më e madhe kur shkon në parlament me nënshkrimin e mbi 150mij shqiptarëve dhe prandaj unë eparaljmëroj prej këtu prej Struge që ne do ta nisim këtë askion

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close