
Ministri MBS-së, Pançe Toshkovski ka theksuar se gjatë natës se mbrëmshme janë zbardhur shumë vepra, disa pjesërisht por do të vazhdohet edhe sot edhe gjatë ditës së nesërme deri sa të konstatohen të gjitha ato vepra për të cilat ka dëshmi që kanë kryer vepra penale. Gjatë natës së mbrëmshme janë arestuar tetë persona nga ana policisë maqedonase, ndërsa katër persona janë arestuar për pjesmarrje në rahje, ndërsa katër persona tjerë për shkak të nxitjes së urejtjes nacionale e dënueshme me një vit burg, shkruan Top24



