
Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë janë organizuar edhe festime. Fokusi në këtë ditë është “Parada e Shqiptarëve”.
Bulevardi do të mirëpresë të paktën 10 mijë të ftuar.
Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se qëllimi i organizimit është të bëjë bashkë shqiptarët. Pritet të ketë një parakalim të 300 grupe të trevave të ndryshme në këtë 112-vjetor të Pavarësisë.
Lidhur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti është hartuar edhe një plan masash për të devijuar qarkullimin.



