
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka uruar 28 Nëntorin duke shënuar që t’i kujtojmë gjithmonë të gjithë ata që sakrifikuan për një të ardhme më të mirë, që ne sot të frymojmë lirshëm, shkruan Top24
Gëzuar 28 nëntorin!
28 nëntori ngërthen në vete tre momente të mëdha historike për shqiptarët. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike për herë të parë e UÇK-së dhe ditëlindja e Komandantit legjendar, Adem Jasharit. Të tre këto momente kanë ndryshuar rrjedhën e historisë për popullin tonë.
T’i kujtojmë gjithmonë të gjithë ata që sakrifikuan për një të ardhme më të mirë, që ne sot të frymojmë lirshëm.
E paçim për jetë e mot #Shqipërinë!



