LajmeSport

Del Piero gati të garojë për President të Federatës Italiane të Futbollit

Kampioni i botës me Italinë, Alessandro Del Piero po bëhet gati për rikthimin e madh në futboll. Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për rikthimin e tij në fushën e blertë, por për të sfiduar Gabriele Gravinën për postin e drejtuesit të Federatës Italiane të Futbollit.

Ndonse nuk ka njoftim zyrtar, por kandidatura e legjendës së futbollit, mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh. La Republika, shkruan se Del Piero është i vendosur të pranojë sfidën me kushtet e duhura. Edhe pse tani për tani nuk dihet ende se kush do ta mbështes, por një ish-futbollist i nivelit të tij, kampion bote në vitin 2006 me Italinë e Lippit, do të ketë lobues të fuqishëm pranë vetes.

Pas tij mund të jetë një pjesë e madhe e trajnerëve dhe kulbeve të Serisë A, pasi liga shpesh ka përfunduar në luftë me Gravinën. Në veçanti, mbështetësi më i madh i Del Pieros do të ishte Claudio Lotito, një nga armiqtë më të zjarrtë të Gravinës.

Rikthimi eventual i Del Piero-s, vetëm 50-vjeçar do të ishte lëvizja e parë në botën e futbollit që kur ai vari këpucët në gozhdë në vitin 2014. Beppe Bergomi, kampion bote në vitin 1982 komentoi kandidaturën e mundshme të Alex Del Piero për presidentin e FIGC duke thënë se “do të ishte perfekte”.

“Unë e njoh mirë Alex sepse punojmë së bashku. Unë e di se çfarë është mendimi i tij, e di se si e sheh futbollin, ai është një djalë i përgatitur, ai dëshiron të bëjë mirë. Po të ishte kështu do të ishte e shkëlqyer, sepse unë jam personazh i thellësisë dhe kulturës.  Do ta mirëprisja, 50 vjeçar ai është gati”, tha ish-mbrojtësi i Italisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close