
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në kuadër të vizitës së tij që po realizon në Kosovë është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, ku theksuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët për adresimin e sfidave rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe avancimin e procesit të integrimit europian, si çështje kyçe për të dyja vendet, shkrun Top24
“Vlerësova rolin e rëndësishëm që ka luajtur dhe vazhdon të luajë PDK në këtë drejtim.
Shkëmbyem pikëpamje mbi mundësitë e forcimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, veçanërisht në kuadër të Grupit Parlamentar, ndërsa në prag të zgjedhjeve parlamentare i urova një proces zgjedhor të suksesshëm, të drejtë dhe demokratik.” shkruan Gashi.



