LajmeRajon

Skandali ‘5D’ dhe inceneratorët, Belind Këlliçi në SPAK për të dëshmuar

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se, ai është thirrur në prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshmi në lidhje me skandalin e drejtorëve të bashkisë së Tiranës ‘5D’, të cilët janë vënë në pranga para 1 viti.

Këlliçi pritet të japë dëshminë dhe faktet e tij në lidhje me denoncimin e ‘5D’, pasi gjatë kësaj kohe janë paraqitur dokumente të reja.

Anëtari i kryesisë së PD-së do të dëshmojë edhe për skandalin e inceneratorëve, si dhe do të dorëzojë materiale të reja në ndihmë të këtyre hetimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close