
Kina ka njoftuar se do të zgjerojë hyrjen pa viza për nëntë vende të tjera, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, në një përpjekje për të nxitur turizmin dhe udhëtimet e biznesit për të ndihmuar në ringjalljen e ekonomisë.
Duke filluar nga 30 nëntori, udhëtarët nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Malta, Kroacia, Mali i Zi, Estonia, Letonia dhe Japonia do të mund të hyjnë në Kinë deri në 30 ditë pa vizë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian.
Me këtë, numri i vendeve që u është dhënë hyrje pa viza që nga viti i kaluar do të rritet në 38.



