LajmeMaqedoniTopLajm

Besnik Emshiu uron festën e Ditës së Alfabetit 22 Nëntorin

Kryetari i komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, ka uruar të githë shqiptarët kudo që janë për festën e shkronjave të gjuhës shqipe dhe ditës së kongresit të manastirit kongres ky që vendosi themelet e A,B,C-së së kombit tonë, shkruan Top24

 

Postimi plotë :

Nëntori është muaji i festave, muaji i fitoreve të kombit shiptar. Ishte nëntori i vitit 1908 që bëri një kthesë për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, solli një fitore të madhe për këtë popull. Nëntori solli kongresin e Manastirit, kongres nga i cili doli alfabeti të vetëm shqiptar, akt ky i cili i dha fund një paradoksi të madh që ekzistonte mbi shekuj mbi kombin shiptar dhe gjuhën e tij.Sot shqiptarët kudo që janë shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip i cili u unifikua 110 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Ai miratoi vendimin për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.
Gëzuar!🇦🇱

Related Articles

Back to top button
Close
Close