
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës ka uruar festën e ditës së alfabetit 22 Nëntorin duke shkruar se këtë ditë të rëndësishme duhet ta ruajmë, ta nderojmë e ta mbrojmë, ashtu siç bënë rilindasit tanë, të bashkuar, për këta shkronja, njashtu dhe për këtë gjuhë, më të lashtën, më të bukur e më të veçantën ndër kombet e botës, shkruan Top24
Urime Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të shenjtë. Ta ruajmë, ta nderojmë e ta mbrojmë, ashtu siç bënë rilindasit tanë, të bashkuar, për këta shkronja, njashtu dhe për këtë gjuhë, më të lashtën, më të bukur e më të veçantën ndër kombet e botës!
– Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarë



