Presidenti Vladimir Putin tha se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u krye me një raketë “të re konvencionale me rreze të mesme veprimi”.
“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e një të sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike, thotë Putin, përpara se të shtojë se “testi ishte i suksesshëm u arrit”.


