LajmeMaqedoni

Tetovë: Nga 15 ditë, në 7 thithim ajër të ndotur!

Kryetari i Komunës së Tetovës ka nënvizuar se të gjitha institucionet duhet të punojnë që të përmirësohet cilësia ne ajrit. Sipas tij, një nga masat është që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, kurse kontrolle do të ketë që në vetura të mos ketë persona të vetëm, por më shumë persona të shfrytëzojnë një veturë.

Ndotja e ajrit është rikthyer edhe në rajonin e Pollogut. Kohëve të fundit me fillimin e sezonit të ngrohjes, janë shtuar edhe ditët me ndotje në Tetovë. Sipas të dhënave, nga 15 ditë në muajin nëntor, qyteti i Tetovës ka pasur 7 ditë ajër të ndotur. Ndërkaq, nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP) bëjnë apel që masat të merren sa më parë edhe pese ndotja nuk është në ndonjë masë të madhe. Mjekët në QSHP në Tetovë thonë se masat duhet të merren në mënyrë urgjente. Ndërsa mos pasja e mjegullës, ndihmon që cilësia e ajrit edhe të mos jetë aq e keqe, por zgjidhja është tek gazifikimi.

“Ndotësit në Tetovë janë të njohur dhe ato janë oxhaqet, si dhe komunikacioni. Me fillimin e sezonit të ngrohjes vjen edhe deri tek përkeqësimi i kualitetit të ajrit. Këtë vit, koncetrimi i ndotjes është zvogëluar, shihet qartë se subvencionet e dhëna për inverter dhe për pelet kanë dhënë rezultat. Megjithatë, rezultatet tregojnë ndotje mbi masën e lejuar dhe për fat të mirë – nuk kemi mjegull, por nuk duhet të presin ndryshime klimatikë për të parë se çfarë ajri do të thithim. Patjetër, duhet të merren masa urgjente e një nga masat kryesore gazifikimi, që të parandalojmë ndotësit individual”, deklaroi Ratko Davidovski, mjek në QSHP në Tetovë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se Inspektorati komunal do të sanksionoj të gjithë ndotësit. Kasami apelon që të shfrytëzohet transporti publik, ndërsa paralajmëron se do të merren masa duke shtuar kontrollet në bizneset dhe familjet që shfrytëzojnë lënë djegëse për ngrohje që ndotë ajrin. “Në ditët në vijim, do të bëjnë në plan aksionar sa i përket kontrollit të ndotësit të ajrit, sigurisht ata do të shtojnë kontrollet ne biznese, por edhe familje që në momente të caktuara, mund të përdorin lëndë për ngrohje që mund të ndotin dhe në masë të madhe ajrin dhe në këto raste do të merren masa”, deklaroi Kasami.

Kryetari i Komunës së Tetovës ka nënvizuar se të gjitha institucionet duhet të punojnë që të përmirësohet cilësia ne ajrit. Sipas tij, një nga masat është që qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik, kurse kontrolle do të ketë që në vetura të mos ketë persona të vetëm, por më shumë persona të shfrytëzojnë një veturë. Ai paralajmëroi kontrolle edhe ndaj ndotësve tjerë që janë bizneset e kategorisë A dhe B.

Related Articles

Back to top button
Close
Close