
Nesër (22 nëntor) kur shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, aktivistes së njohur, Emira Selimi i kanë dal disa pengesa.
Selimi për Open-TV ka deklaruar se maqedonasve po i pengon biblioteka, dhe se po tentohet që nxënësit t’i ndalojnë të mos shkojnë nesër për të vizituar bibliotekën.
Postimi i Emira Selimit në Facebook:
Biblioteka Linkest është në kopetencat e organizatës joqeveritare NENTETIUM.
Unë veproj dhe punoj duke respektuar ligjin dhe statusin e organizatës për “arsim dhe kulturë”.
Unë jam bibliotekë private dhe jo institucion publik, por nga institucionet publike si shkollat nuk mund t’i ndalojnë fëmijët të vinë te unë dhe të marrin libra pasiqë fëmijët vinë me lejet e prindërve.
Ta kemi parasysh që Maqedonia e Veriut është shtet demokratik dhe multi etnik, më e rëndësishmja është që ne jemi pjesë e NATO-s.



