
Një sulm masiv me raketa dhe dronë nga Rusia ka goditur infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar bllokime të energjisë elektrike dhe viktima, sipas BBC-së.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi se të paktën 10 persona humbën jetën në sulmet që goditën kryeqytetin Kyiv dhe disa rajone të tjera, përfshirë Donetskun, Lvivin dhe Odesan.
Kompania më e madhe private energjetike në Ukrainë, DTEK, tha se impiantet e saj termike pësojnë “dëm të konsiderueshëm”, duke çuar në ndërprerje të energjisë elektrike.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se kishte arritur të gjitha objektivat e saj, duke theksuar se sulmi kishte për qëllim “infrastrukturën energjetike esenciale që mbështet kompleksin ushtarako-industrial ukrainas”.
Ndërkohë, Zelensky tha se Rusia po tenton të frikësojë popullin ukrainas duke i privuar nga drita dhe ngrohja, përcjell Klan Kosova.
Në qytetin e Odesës, sulmet shkaktuan bllokime të gjerë të energjisë dhe ndërprerje të furnizimit me ujë dhe ngrohje, megjithatë ky i fundit po kthehej gradualisht. Në qytetin Mykolaiv, rajoni ishte gjithashtu i goditur, por banorët mbeten të vendosur për të mbrojtur shtëpitë e tyre, tha lideri i rajonit Vitaliy Kim. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga raketat dhe dronët rusë, autoritetet ukrainase kanë arritur të mbajnë funksionimin e spitaleve dhe infrastrukturës kritike përmes gjeneratorëve.



