
Ministria për Administratë ka publikuar metodologjinë e re të punësimeve në administratëm shtetërore duke fshirë përkatësinë etnike. Sipas metodologjisë së re gjatë planifikimit të punësimeve për vitet rrjedhëse nuk ka nevoj që më të njejtat të parashikohen me përkatësi etnike duke krijur kështu mundësinë e diskriminimit etnik, shkruan Top24
Ndryshe koalicioni VLEN kishte parlajmëruar se do të ketë një ligj të posaçëm për të cilëin thonin se ka grupe pune por që ministri i kishte demantuar të njejtat. Metodologjia e re tani më është e qasshme në njoftimin e ministrisë duke obliguar institucionet që të veprojnë në përputhje me këtë metodologji, ndërsa premtimet për ligjin ende nuk kanë filluar në komisonet të cilat janë përmendur disa herë.
https://mioa.gov.mk/mk-MK/news/izvestuvane-od-ministerstvo-za-javna-administracija.nspx




