Ndodh shpesh që blejmë një sasi të madhe mollësh që nuk arrijmë t’i hamë në një periudhë të caktuar, kështu që një pjesë e frutave na prishen. Megjithatë, ka mënyra se si ne mund të shmangim këtë humbje të panevojshme të ushqimit, dhe kështu të kursejmë disa qindarka më shumë.
Gjëja më e rëndësishme në rritjen e jetëgjatësisë së mollëve është temperatura në të cilën ato ruhen. Gjegjësisht, fruti piqet shumë më shpejt në temperaturën e dhomës, prandaj është shumë e rëndësishme që të ruhet në një temperaturë prej 0 deri në 3 gradë Celsius.
Nëse keni një sasi të madhe mollësh, duhet t’i ruani frutat në një bodrum ku është më i errët dhe për rrjedhojë më i freskët. Për të shmangur prishjen e tyre, çdo mollë mund ta mbështillni individualisht me letër në mënyrë që të mos prekin njëra-tjetrën.
Gjithashtu gjatë blerjes është shumë e rëndësishme të zgjidhni mollët e forta që do të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë.


